Luana Vjollca largohet nga “Top Chanel”, ky është mesazhi lamtumirës

Luana Vjollca këtë sezon nuk do të jetë pjesë e Top Channel.

Duke marrë me qindra mesazhe gjatë ditë se ajo po i mungon publikut dhe duke e pyetur se kur do të nis emisionin Shiko kush Luan ajo ka sqaruar njëherë e mirë çdo gjë.

Luana ka treguar se do të punojë në një emision personal të cilin shumë shpejt do ta shihni në ekran.

Ajo i ka falenderuar të gjithë për dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka pas në formimin e saj të karrierës.