Luana Vjollca është duke punuar sërish në projekte të reja.
Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca tregon se është në studio duke punuar në projekte të reja.
“U zbardh, natën e mirë 5.25”, ka shkruar ajo në njërën prej imazheve.
“Boll u bo tu vujt”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga Luana ku grumbullon mbi tre milionë klikime në platformën, YouTube.
Në të njëjten kohë ka publikuar foto në rrjetin social edhe Krenar Çoçaj në studio, ku si duket këta dy shihen duke bashkëpunuar.
E tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur Vjollca për fansat e saj të shumtë të cilët e përcjellin vazhdimisht.










