Prezantuesja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, është shumë e pëlqyer nga publiku. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku edhe ka shumë ndjekës.
Në rrjetin social Instagram, Luana ka shumë ndjekës të cilët i shkruajnë gjatë tërë kohës.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ajo, ku përmes një Insta Story u ka kërkuar falje të gjithë fansave të saj të cilëve nuk ka mundur të iu kushtojë shumë kohë.
“Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fortë për të sjellë gjëra të bukura te ju”, ka shkruar Luana ndër të tjera.

Kujtojmë se kënga e fundit “Boll u bot u vujt” e Luanës është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë rreth 4 milionë klikime në Youtube.







