Luana tregon figurën trupore me pozën me kostum të larjes

Luana Vjollca është ndër femrat më atraktive shqiptare, ndërsa ndiqet me shumë kërshëri nga fansat e shumtë në rrjetet sociale.

Moderatorja e shndërruar në këngëtare numëron mbi 1.5 milionë ndjekës në Instagram, ku publikon fotografi që vënë në plan të parë dukjen e saj.

Edhe gjatë të dielës, ajo e ka shpërndarë një imazh, në të cilin duket e mrekullueshme e veshur me kostum të larjes.

Këtë veshje, bukuroshja e ka pasur në njërën nga skenat e videoklipit më të ri të këngës “Yalla Habibi”.

Bashkëpunimi me Faydee u lansua të shtunën, ndërsa tashmë ka kaluar shifrën prej 1.5 milion shikimesh në YouTube.
https://www.instagram.com/p/Bz5ObulnWeR/?utm_source=ig_web_copy_link