Luana në bashkëpunim me Danin, tregoi kur vjen dueti

Bashkëpunimi quhet “Sonte” Këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca konfirmoi se me cilin këngëtar të njohur do të vijë në bashkëpunim. Luana do të sjellë projektin e radhës në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur kosovar, Ramadan Krasniqin.

Këtë e konfirmoi sot vetë artistja përmes një postimi në instagram. Ajo madje bëri të ditur se projekti do të titullohet “Sonte” dhe do të publikohet nesër në orën 17:00.

“Kenaqesi te bashkepunoja me nje nder ikonat e muzikes Shqiptare! #SONTE VJEN NESER”, shkroi këngëtarja në instagram, ku numëron 1 milion e 400 mijë ndjekës.