Luana ndan të tjera imazhe nga klipi me Jay Santos, duket mahnitëse

Luana Vjollca publikoi foto të reja nga prapaskenat e klipit të ri.

Luana Vjollca ka pak kohë që e ka konfirmuar bashkëpunimin me yllin latin Jay Santos.

Këngëtarja madje ka finalizuar edhe videoklipin, për të cilin edhe këtë herë i kushtoi rëndësi të madhe dukjes.

Përmes fotografive të fundit, Luana solli pamje nga prapaskenat e klipit, ku shfaqet e veshur me fustan të kuq.

Pikërisht këtë fustan, ajo e kishte dhuratë nga dizajneri i njohur Philipp Plein, e në të cilin duket për mrekulli.

“Me llaman Luana, me llaman la Reina !! Së shpejti
Sa prej jush po e presin kengen e re ne bashkepunim me @jaysantosmusic ? 🔥🔥🔥❤️❤️❤️”, shkruan Luana.