Luana bëhet pjesë e fushatës së vaksinimit: Mami, frika ime më e madhe

Luana Vjollca i është bashkuar fushatës së vaksinimit nismë e filluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Me një video të publikuar sot nga kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Luana ka dhënë një mesazh për të gjithë.

Moderatorja ka treguar për frikën e infektimit të nënës së saj gjatë dy viteve intensive të pandemisë.
“Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet e forta që duhet të bëja vaksinën ishte që pas vaksinimit mund ta përqafoj më shpesh”, thotë Luana.

Ajo ka ftuar në vazhdim të gjithë të rinjtë që të shkojnë dhe të vaksinohen.
“Mendoj se për të dalë nga e gjithë kjo situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, që ndoshta edhe pse të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz për të cilët duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe duhet t’i mbrojmë. Ata janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë”, shton moderatorja.