Mbrojtësi kroat

Lovren kërkon nga Liverpooli ta përmbyllin sezonin të pamposhur në Premier League

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, kërkon nga Liverpooli që të vazhdojë me serinë pozitive në Premier League, teksa “The Reds” nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes, teksa 30 vjeçari synon të përsëris arritjen e Arsenalit në sezonin 2003-2004.

Liverpooli është skuadra e vetme që nuk është mposhtur ende në elitën e futbollit anglez, ndërsa kanë avantazh prej një pike ndaj përcjellësit të parë, Manchester Cityt.

“Shpresoj se do të vazhdojmë të jemi të pamposhtur edhe pas përfundimit të sezonit. Sigurisht se do të jetë një sfidë por kjo është ajo çfarë dëshirojmë dhe jemi të vetëdijshëm se mund ta arrijmë. Arsenali e ka bërë më herët kështu që pse jo?”, u shpreh Lovren.

Kroati ka refuzuar të iu japë rëndësi të veçantë ndeshjeve derbi që Liverpooli i ka në vazhdim kundër Arsenalit dhe Manchester Cityt, duke thënë se secila ndeshje është një finale për ta.

“Nuk jam i bindur se City ka ndonjë dobësi. Vitin e kaluar ata triumfuan me 19 pikë avantazh. Ata dinë të menaxhojnë situatën edhe kur humbin. Ka edhe shumë ndeshje tjera deri në fund si për ne si për ata. Do të jetë një garë e ngushtë dhe nuk është vetëm City konkurrent, Tottenhami është vetëm disa pikë prapa. Nuk mund të ia lejojmë vetes të mendojmë se jemi disa pikë përpara tjerëve, secila ndeshje është një finale për ne”, përfundoi Lovren.