Louis Vuitton sjell ndryshim të madh në dizajnin e valixheve (VIDEO)

Jeni të famshëm apo jo, të keni një valixhe Louis Vuitton nuk është kurrë një veprim delikat.

Valixhja klasike e kësaj marke, që jemi mësuar ta shohim nëpër aeroporte apo nëpër foto të yjeve, ka pësuar ndryshime.

Dizajni i ri u punua nga Marc Newson, i cili gjithashtu krijoi dizajne të reja për Hermes, Nike dhe Dom Pérignon.

Valixhja e re tani është në dispozicion për t’u blerë në internet dhe në dyqane, me çmime duke filluar nga $ 2,810 deri në $ 3,100.

Sa i përket teknologjisë, pajisja e Louis Vuitton Echo- e cila kushton 370 dollarë – vjen shtesë dhe mundëson përcjelljen e bagazhit.