Lotaria për pushime falas te “Ishulli i Seksit” tërheq mijëra aplikantë

“Me mijëra persona kanë hyrë në garë për të fituar një biletë falas te i famshmi ‘Ishulli i Seksit’”, thanë organizatorët.

Bëhet fjalë për një udhëtim katër-ditor te një ishull misterioz në Karaibe, ku bileta kushton zakonisht 5000 euro, dhe pjesëmarrësve u ofrohet alkool pa kufi, seks e madje edhe përdorim droge. Vetëm 50 vende janë të lira.

Ky eveniment që ka marrë shumë kritika për shthurjen që ofron, organizohet nga një kompani kolumbiane turizmi. Për t’u bërë pjesë e lotarisë, pjesëmarrësit duhet të blejnë diçka nga faqja e tyre e internetit.

Fituesi shpallet më 1 dhjetor.