Lorik Cana viziton familjen e Presidentit Rugova

Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka vizituar sot shtëpinë e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Reja e Ibrahim Rugoves, Blerta Kllokoqi Rugova, ka publikuar fotografinë ku shihet se kapiteni legjendar Lorik Cana ka vizituar familjen e tyre.

Lorik Cana ka bërë fotografi me djalin e presidentit Rugova, Ukë Rugoven dhe djalin e tij Lekën.

“Sot për vizitë në Rezidencën e Presidentit Dr. IBRAHIM RUGOVA ishte Kapiteni e legjenda e gjallë e Kombëtares Shqiptare LORIK CANA 5. 

Një foto me nipin e Presidentit LEKË Ukë IBRAHIM RUGOVA”, ka shkruar Kllokoqi.