Lorik Cana: Kam qenë Don Zhuan, tani më bërtet gruaja!

Këtë të shtunë, i ftuar në Vizion Plus për të rrëfyer mbi stilin e jetës ishte kapiteni legjendar i skuadrës Kombëtare të futbollit, Lorik Cana.

Ai rrëfeu mbi jetën e tij pasi ka lënë sportin, për dietën strikte ushqimore, për pasionin e madh mbi makinat dhe Formula Uno, pilotimin e po ashtu edhe për marrëdhëniet me bashkëshorten. I pyetur nga Vizion Plus për detaje edhe personale, Loriku nuk hezitoi të përgjigjet.

Vizion Plus: Ndërkohë Lorik një pyetje shumë interesante që duam të dimë, është se kush është Lorik-u jashtë fushës së gjelbërt ?

Lorik : Është i njëjti person, i njëjti karakter më një kontekst të ndryshëm.

Vizion Plus: Sa vite ke që njihesh me bashkëshorten?

Lorik: Shtatë e gjysmë po hyjmë në të tetin.

Vizion Plus: A i pëlqen ajo këto elementë, i quan si virtyte apo defekte?

Lorik: Sportistët kanë shumë vlera që ose kanë trashëguar ose kanë krijuar, kanë disa vlera që në profesione të tjera ose të ndryshme është e vështirë t’i gjesh. Patjetër që dhe faktori i personazhit publik bën atë të vetën.

Arjon : Pse të njihte e dinte kush ishe?

Vizion Plus: Jo kur jemi takuar aspak, pastaj duke qëndruar bashkë e njeh dhe personin dhe sportistin.

Vizion Plus: Më pëlqeu shumë fjala aspak, çfarë bëri Loriku apo bëri bashkëshortja që të të bëjë për vete?

Lorik : Unë jam njohur me bashkëshorten në një restorant dhe thjeshtë mundësia për ta takuar apo për të patur mundësinë të kaloj kohë më të e krijova vetë. Në mënyrë indirekte krijova mundësinë që ajo të kishte nr tim të telefonit. Isha 99% i sigurt që do të më merrte, sepse ne jemi njohur në restorant. Ajo ishte komplet në anën e kundërt por sa herë që e vështroja, kthente shikimin. Ndodhi pas dy ditësh që më shkruajti dhe pastaj u lidhëm dhe kështu vazhdoi.

Vizion Plus: Që në fillim e dije që do të ishte bashkëshortja ?

Lorik: Ka qenë një impakt i jashtëzakonshëm

Vizion Plus: Shkëndija ama ndodhi në restorant?

Lorik: Pa fol fare.

Vizion Plus: Tani do më thuash si reagoi kur e mori vesh një që ishe futbollist dhe dy që ishe shqiptar. Në fakt reagoi më shumë kur e kuptoi që isha futbollist. Por, gjithçka është bërë në mënyrë të thjeshtë pa siklete.

Vizion Plus: Ne e dimë që futbollistët janë Don Zhuan, po ti ke qenë I tillë ?

Lorik: Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe.

Vizion Plus: Ke pasur një jetë aktive dhe përtej fushës së gjelbër?

Lorik: Sa të më jepej mundësia se çdo gjë vërtitej rreth futbollit, 90% e aktiviteteve, ushqimi, pushimi, udhëtimet, grumbullime, ndeshja. Kohën e lirë dhe pushimet ishte e domosdoshme të hapje mendjen të merrje energji të reja. Gjithë ai fokus gjatë gjithë vitit është shumë e domosdoshme të shijosh dhe jetën.

Vizion Plus: Ndërkohë cilat janë pasionet e tua?

Lorik: Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave.

Vizion Plus: Më trego pak për të.

Lorik: Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua me ka pëlqyer shume sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi

Vizion Plus: Shpejtësia më e madhe që ke arritur në pistë ?

Lorik : Nuk i kam dhënë vetë, por kam arritur deri në 350 km/h/

Vizion Plus: Ndryshuan pasionet kur u njohe me Monikën, të mbështeste ajo ?

Lorik: Jo pasionet kryesore nuk kanë ndryshuar.

Vizion Plus: Po bashkëshortja kishte ende dëshirë që të ishe i shpejtë në makinë ?

Lorik: Fillon njihesh me gruan, krijon familje, makina sportive behet me familjare, pak sportive ende, por familjare. Fillon dhe ndërron mëndje, vete je më i kujdesshëm, nusja të bërtet “ Ki kujdes, ruhu”. Patjetër që mënyra e jetës ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme kur ke bashkëshorte dhe familje. Plus kam një bashkëshorte me një karakter shumë të fortë. E rëndësishme është që personi që kë pranë të plotëson dhe të bën të lumtur.

Vizion Plus: Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote ? Një ditë tipike ? Si është mëngjesi ?

Lorik: në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e ti. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysëm ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.

Vizion Plus: Kush e gatuan mëngjesin?

Lorik Cana: Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.

Vizion Plus: Çfarë ha për mëngjes ?

Lorik: Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime ( të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk haj karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.

Vizion Plus: I lan enët ?

Lorik: Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.

Vizion Plus: Po ama gatuan.

Lorik: Shumë pak.

Vizion Plus: Çfarë do kishe gatuar ?

Lorik: Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë, sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salsë të thjeshtë me vaj ullir, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.

Vizion Plus: Kohë e fundit je vendosur në Shqipëri ?

Lorik : Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.

Vizion Plus: Ndërkohë Monica dhe djali si e kanë pritur faktin që po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri ?

Lorik : Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi pasur miq para se të vinim , që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për Monikën dhe djalin është pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.

Vizion Plus: Ka pasione djali ?

Lorik: Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cili do që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.

Vizion Plus: Nëse do vendoste të bëhej futbollist ?

Lorik : Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.

Vizion Plus: Sa gjuhë flet Lorik Cana ?

Lorik: Nga ato që flas mirë, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mirë, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.

Vizion Plus: Po fakti qe di kaq shumë gjuhë, që ke kaq shumë informacion dhe që ke udhëtuar botën, të ka ndihmuar me Monica-n ?

Lorik: Absolutisht po. Ajo ka udhëtuar shumë por ka jetuar në Romë, në të njëjtin vend, në të njëjtin komunitet, pjesë e ngritur e elitës romake. Ka udhëtuar shumë. Por, është ndryshe kur dikush ka udhëtuar dhe jetuar në vendet e ndryshme. Shoh që më ndjek dhe nuk e ka asnjë problem të udhëtojë. Shkojmë në Shqipëri ose ikim jetojmë në Francë, nuk e ka asnjë problem.

Vizion Plus: Po kur hyri Monica në shtëpinë tënde ?

Lorik: Ajo hyri në një realitet tjetër sepse hyri në familje të madhe që ishte e mësuar të rrinte gjithmonë bashkë. Pavarësisht që unë jam shkëputur prej tyre për shkak të aktiviteti që bëja, por momentet që kisha mundësi , mundohesha që të ribashkohesha me familjen. Për atë kanë qenë disa momente familjare që përjetohen në Italinë e Jugut, e re për të. Por, ajo ka patur mundësi të më ndihmojë dhe mua në ndërtimin e familjes së re, në zgjatimin e familjes së origjinës . Por, patjetër duke mbajtur gjithmonë pranë familjen e origjinës këtë pjesë që është e rëndësishme për ne shqiptarët. Ajo po mundohet të rrijë në këtë korrent tonin.

Vizion Plus: Ke qenë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin ?

Lorik: Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mënyrë jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër.

Vizion Plus: Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projektin?

Lorik : Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutish në plan të bëja diçka, qoftë një libër. Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qenë ë kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.