Lorik Cana i bashkohet Uran Ismailit në podcast (Video)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili në episodin e katërt të Prishtina Podcast ka pasur mysafir një prej futbollistëve më të mëdhenj shqiptar, Lorik Cana.

Gjatë këtij diskutimi, Urani me Lorikun kanë diskutuar për rëndësinë e futbollit në jetën e një qyteti, por edhe për planin që duhet për ta realizuar, për ta bërë Prishtinën edhe ma konkurruese në nivel ndërkombëtar.

“Hajde ma gjallë Prishtinë – kësaj radhe podcast me Lorik Canën! Me Lorikun, ikonën mbarë-shqiptare të futbollit, pata kënaqësinë me diskutu për rëndësinë e futbollit në jetën e një qyteti, por edhe për planin që na duhet me e realizu, për me bo Prishtinën edhe ma konkurruese në nivel ndërkombëtar. Çka u tha dhe qysh do të bashkëpunojmë? Shiheni e më tregoni se çka po mendoni”, ka shkruar Ismaili.