Loriana Kuka

Loriana ndalet nga bartësja e parë

Loriana Kuka u mposht në xhiron e dytë të Grand Slamit të xhudos në Kazakistan.

Të dielën Loriana garoi në kategorinë deri 78 kilogramë dhe fillimisht e mposhti kroaten Petrunjela Paviq. Më pas përballë e kishte bartësen e parë të kategorisë, kinezen Zhenzhao Ma. Lufta me të ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Në kohën shtesë Loriana mori dënimin e tretë, që iu dha për pasivitet. Ndërkohë Ma mbeti me dy dënime.

Loriana ishte garuesja e vetme e Kosovës në Kazakistan. Ajo po kërkon pikët për stabilizim brenda zonës që siguron normë olimpike.