Lori Hoxha flet për lidhjen me Romeo Veshajn

Prej kohësh është përfolur në rrjet për një romancë mes trashëgimtares së “Top Channel”, Lori Hoxha dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.

Por së fundmi, kur dyshimet u shtuan edhe më shumë, vetë Lori Hoxha ka vendosur t’ju japë fund të gjitha dyshimeve duke zbuluar si qëndron e vërteta.

Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn. Por dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”

Dhe në fakt këtu ka ardhur edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila e ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin.