Loredana Zefi thotë se milionin e parë e ka bërë në moshën 23 vjeçare

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, është mjaft aktive dhe ndan me fansat detaje të ndryshme në rrjete sociale, qoftë për jetën personale e po ashtu edhe për karrierë.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Një nga pyetjet që iu parashtrua artistes nga Ferizaj kishte të bënte me atë se kur e ka bërë milionin e parë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Sa vjeçare ishe kur e ke bërë milionin e parë”, tha një ndjekës së cilës biondja iu përgjigj thjesht: “23”.

Krijuesja e hitit “Nëse don” shihet se e ka arritur katër vite më parë, meqë tani është 27 vjeçare.

Kjo në bazë të punës së madhe me projekte muzikore, meqë pëlqehet mjaft shumë edhe në tregun muzikor zviceran e gjerman,

Secili projekt i Zefit numëron miliona klikime në platformën YouTube, e tani ajo ka paralajmëruar edhe turneun e radhës të quajtur “Wifey”. /Telegrafi/