Loredana Zefi rrëmben çmimin si “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV EMA

Këngëtarja nga Ferizaj, Loredana Zefi, këto ditë ka udhëtuar drejt Spanjës për ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awards 2019’.

Dhe sot me 3 nëntor (e diel), mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, ‘MTV Europe Music Awards’, ndërsa këtë mbrëmje është e ftuar të performojë edhe ylli shqiptar me famë internacionale, Dua Lipa.

Ndërkaq, reperja shqiptare ishte e nominuar për çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, dhe siç shihet e njëjta ka arritur të rrëmbejë këtë çmim.

Kjo u bë e ditur nga vet Lori, e cila ka ndarë me fansat në Instagram lajmin e bukur se është shpërblyer me çmimin.

“Dita e EMA’s. Shihemi sonte. Shumë e emocionuar për këtë”, ka shkruar ajo mes të tjerash.

https://www.instagram.com/p/B4ZksiLFf4c/

Përveç tyre, pjesë e këtij evenimenti madhështor janë edhe Ava Max dhe Bebe Rexha, të cilat gjithashtu janë të nominuara secila në dy kategori të çmimeve të mëdha të MTV EMA.