Loredana Zefi nominohet për çmim në festivalin gjerman ‘1Live Krone’

Sukseset e Loredana Zefit nuk po ndalen.
Loredana Zefi është nominuar për çmimin ‘Best Hip-Hop Act’ në festivalin e njohur gjerman, ‘1Live Krone’, shkruan lajmi.net.

Lajmin e gëzueshëm ajo e bëri të ditur nëpërmjet postimit të fundit në Instagram e cila thotë se nuk i intereson vendi i parë dhe thjeshtë dëshiron ta nxjerrë më të mirën prej saj.

‘’Përshendetje njerëz. Përveç faktit që unë kam arritur deri këtu, unë ju kam borxh. Ndoshta ju nuk e shihni si mirënjohje dhe ndoshta ju mendoni se kjo është shumë e natyrshme për mua. Unë jam e vetëdijshme se muzika e mirë shpërblehet por mbështetja mega gjigante nuk është gjithmonë aty si ju që keni qenë me mua deri më sot, jam mirënjohëse për secilin prej jush, për të gjithë ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë duke dëgjuar këngët e mija. Nuk më intereson kush e ka vendin e parë, unë vetëm përpiqem të jap më të mirën time. Shpresoj që të paktën në të ardhmen unë mund t’ju shpërblej me muzikë të mirë. Unë jam nominuar në ‘BEST HIP HOP ACT’’, ishin fjalët e saj.

Loredana së fundmi ka arritur sukses të madh me këngën “Bonnie and Clyde” në bashkëpunim me Mozzik dhe kjo këngë si duket po ia hap akoma më shumë dyert e suksesit.
https://www.instagram.com/p/BqIYnH7lMDQ/?utm_source=ig_web_button_share_sheet