Loredana Zefi kujton babain e ndjerë

Loredana e ka publikuar një foto të babait të ndjerë.

Loredana Zefi është një nga rep-artistet shqiptare e cila asnjëherë nuk harron ta përmend dashurinë dhe respektin që ka ndaj familjes.

Ajo madje i përmend edhe në këngë, intervista e edhe postime në rrjete sociale. Së fundmi e ka kujtuar babain e ndjerë i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

“Papa”, ka shkruar reperja duke i vendosur fotografisë edhe një zemër.

Loredana nuk është ndalur asnjëherë me publikimin e projekteev muzikore dhe ka nisur punën menjëherë pas vdekjes së të atit, kjo pasi ai ishte i kënaqur me sukseset e të bijës andaj Loredana nuk do të ndalet asnjëherë.

Përveç sukseseve në muzikë, emri i Loredana Zefit ka qenë i lakuar edhe sa i përket jetës private.