Loredana Zefi fotografohet me armë në dorë

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka qenë ndër më të komentuarat në mediat rozë dhe me të njëjtin ritëm vazhdon të përmendet emri i saj.

Pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhej së fundmi, Loredana nuk është tërhequr nga muzika dhe kështu u ka dhuruar fansave arsye për ta dashur akoma më shumë.

Ajo madje nuk dëshiron të jetë e dyta dhe këtë e tha në një postim të fundit në Instagram ku shihet me armë në dorë.

Fotografia është realizuar në poligon, aty ku Loredana e ka sfiduar veten për të gjuajtur me armë zjarri.