Loredana shpërblehet me çmim në “Swiss Music Awards”

Loredana ka arritur të marrë çmim në eventin prestigjioz.

Loredana Zefi mbrëmë ka marrë pjesë në eventin “Swiss Music Awards”, ku edhe mori një trofe.

Reperja triumfoi në kategorinë “Best Breaking Act”, po ashtu performoi në skenën gjigante të atij eventi.

“Swiss Music Awards” është eventi më i madh muzikor që organizohet në Zvicër, ku artistët shpërblehen për punën e tyre.

Kujtojmë se “Kein Wort” titullohet kënga e fundit nga Loredana, të cilën e solli më duet me Juju.