Loredana ka filluar konferencën për media e cila tashmë është duke e sqaruar problem me të cilin ka me çifitn zviceran.

Reperja ka bërë të ditur se paratë për të cilat është duke u akuzuar ajo janë marrur me vullnet të tyre.

Sipas saj kjo ngjarje ka filluar që nga viti 2016 dhe se kjo është përfshirë aty për të ndihmuar familjen e saj, përcjell Ballkani.info

“Pika e parë që është me rëndësi me ditë ju është se unë jam këtu për te gjiruar një spot, pasi që nuk ka ndonjë arsye për shqetësim. Për mua është me rëndësi që ta dini ju dhe shteti zviceran, është që paratë që janë marrë nuk janë marrë me dhunë por me vullnet. Kjo ngjarje ka filluar në 2016, ku unë nuk kam qenë e involvuar, por në vitin 2018 disa pjesëtarë të familjes kanë thënë se kjo çështje mund të mbyllet. Unë jam përfshirë në ngjarje për të ndihmuar familjen time që të mbyllet ajo çështje, pasi që për mua familja është mbi të gjitha”, ka thënë ajo në konferencë për media.