Loredana nuk është bërë nënë për herë të dytë! Ja çfarë fshihet pas imazhit që ‘çmendi’ rrjetin mbrëmë

Mbrëmë reperja e njohur Loredana Zefi ka publikuar një imazh në të cilin u aludua se ka sjellë në jetë një foshnje.

Por sipas Prive, Loredana nuk ka lindur.

Sipas tyre ky imazh është shkrepur nga xhirimet e klipit me të cilin çifti do të bëjnë rikthimin e fuqishëm në skenë.

Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre simpatike.

Duke qenë se postimet janë intensifikuar, publikimi i projektit duket se është shumë afër, pra çështje ditësh.