Loredana në mes të gjithë njerëzve, puthje të zjarrta me Zunën VIDEO

Pak kohë më parë Loredana dhe Zuna, të cilët ishin përfolur gjatë për një lidhje mes tyre, i mohuan fjalët që qarkullonin lart e poshtë.

Në një deklaratë të bërë në Instagram, Zuna shkruante “Nuk e di nëse diçka do të ndodhë në të ardhmen, por ne aktualisht jemi thjesht miq. Ajo është një nënë beqare tani, kështu që keni pak respekt.

Mirëpo ditën e sotme faqja “Vipat e Bllokut” në Instagram ka publikuar një video të dyshes që provon të kundërtën.

Në videon në fjalë Loredana dhe Zuna shihen duke u puthur në buzë, në avion.Ato janë filmuar pikërisht ditën kur nisën aludimet e para për to.

Mesa duket ndonëse e mohuan mes dyshes ka ekzistuar një romancë, për të cilën nuk dihet nëse ekziston më!