Loredana ndryshon drastkisht pamjen, bëhet me flokë të shkurtra

Mes sukseseve të shumta në tregun gjerman, rep-artistja Loredana Zefi është e përfolur edhe për jetën private, përveçse atë profesionale.

Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim të ri në pamjen e jashtme, që i ka dhënë asaj një pamje tjetër nga e zakonshmja.

Reperja me prejardhje nga Ferizaj i ka shkurtuar flokët, teksa ka ndarë me fansat e saj në InstaStory disa imazhe nga ndryshimi i ri.

Loredana përndryshe është mjaft e ndjekur në llogaritë e saj në rrjetet sociale, dhe komentohet gjithnjë për stilin e saj.

Ndryshimi i saj i ri është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë komentuar pozitivisht këtë lëvizje të saj.