Loredana e nisi ditën me këngën “Dhelpër Dinake” të Mozzikut.

Loredana dhe Mozzik javë më parë u bënë kryetemë e medieve rozë, pasi deklaruan ndarjen, shkruan lajmi.net.

Por, në rrjete sociale, reperja së fundi publikoi një video në të cilën shfaqet duke vallëzuar nën ritmet e këngës së ish-partnerit.

Teksa po vallëzonte, Loredana incizon Hanën e vogël, e cila dukej e lumtur që dëgjonte zërin e babait dhe fillon të vallëzojë menjëherë.

Për ndryshe, Mozzik ditët e fundit ka qenë aktiv duke ndihmuar qytetarët në Shqipëri.