Loredana kërkon të ketë 5 fëmijë

Loredana rrëfen të pathëna nga jeta e saj, në intervistën e fundit.

25-vjeçarja, Loredana Zefi ka folur haptas për detaje rreth jetës së saj private, shkruan Grazia Magazin.de.

E gjithë Gjermania po flet për të tani, ajo është jo vetëm e suksesshme në biznesin gjermanishtfolës të repit, por edhe nënë e përkushtuar.

Pak kohë më parë, 25-vjeçarja befasoi fansat e saj me një fotografi në Instagram, ku gruaja kosovare shihej me një foshnjë të porsalindur.

Ndoshta askush nuk dyshoi në shtatzëninë e dytë të mundshme të Loredanës, për të cilën reperja nuk ka komentuar ende.

Por kjo është pikërisht ajo që e do “KingLori”, provokon pak dhe shijon jetën.

Artistja më e transmetuar në vitin 2020 në Spotify është autentike, absolutisht e arritshme pavarësisht suksesit të saj të madh dhe nuk i kushton asnjë vëmendje mendimit të të tjerëve.

Loredana qëndron për fuqinë e gruas. Ajo dha një pasqyrë të jetës së saj private dhe në “GRAZIA Fact Friday” dhe disa detaje ekskluzive në lidhje me jetën e saj familjare, përvojat formuese dhe modelin e saj më të madh.

1. Unë nuk do të dal nga shtëpia pa këtë: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi, kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.

2. Kjo kritikë më formoi më shumë: gratë nuk kanë asgjë për të bërë në rep. Nuk është kështu!

3. Unë padyshim që dua ta arrij atë në jetën time: Unë dua një familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.

4. Kjo më bën veçanërisht të lumtur për momentin: Më pëlqen shumë të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.

5. Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë “wifey”. Më pëlqen.

6. Kështu duket jeta ime pa muzikë: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh!

7. Kjo është gjëja e parë që bëj në mëngjes: ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Kohë vajzash!

8. Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.

9. Modeli më i madh: vetvetja – natyrisht.

10. Ky është pasioni im i fshehtë: takat e larta. Blej mjaft, kurrë nuk i mbadhi ato. Haha, unë jam një fanse e madhe e këpucëve të rrafshëta.