Mozzik

Loredana e Mozzik i hapin Instagram vajzës të sapolindur (FOTO)

Reperi nga Ferizaji, Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana dje përjetuan një moment të veçantë në jetën e tyre.

E sot ende pa bërë një ditë që nga lindja, vajza e reperit bëhet me llogari personale në Instagram.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi të publikuar në InstaStory teksa jep këtë lajm për fansat. “Hana 18.12.18”, shkruan në llogarinë e saj.

Çifti kanë qenë tejet të rezervuar sa i përket jetës private e që deri dje nuk ishte zbuluar shtatzënia e bukuroshes shqiptare.