Reperja Loredana Zefi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka mohuar se paratë e marra nga zviceranja nuk kanë qenë më dhunë por me dëshirë nga vet ajo.

Mes tjerash reperja ka folur se asgjë në jetën e saj nuk ka më shumë rëndësi se sa familja.
“ Babi më ka mësuar se familja është mbi të gjitha, dhe çdo herë jam munduar ti qëllojë afër familjes në të mirë dhe në të keq” ka pohuar Zefi, përcjellë Ballkani.info

Loredana konferencën përveç tjerash e shfrytëzoi edhe për të treguar më dhunë detaje rreth familjes së saj.

“ Unë jam e kënaqur me anëtarët e familjes sime. gjithmonë kam qenë për familje, unë jam rrit me një familje shumë të madhe. I kam shtatë vëllezër dhe dy motra” bëri të ditur reperja.
Ajo tha se me kohë do të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorim.
“ Rasti do të sqarohet, dhe shumë deklarata do të ndryshohen nga shumë kush që janë dhënë deri më tani” shtoi Zefi.

Ajo tha se vizita e saj në Kosovë ka qenë me qëllim të informimit sa më të drejtë rreth marrjes, së parave nga zviceranja./ Ballkani.info/