Londra lehtëson disa kufizimeve për gjatë krishtlindjes

Autoritetet britanike vendosën sot të lehtësojnë për disa ditë gjatë Krishtlindjes kufizimet antiCOVID-19 në vend, për të lejuar bashkimet familjare.

“Tashmë do të jetë e mundur që tre familje të ndryshme të bashkohen në një vend dhe vetëm për një periudhë pesëditore, nga 23 në 27 dhjetor. Gjithashtu, familjet mund të lëvizin nëpër BM”, tha qeveria pas një takimi midis udhëheqësve të katër kombeve përbërëse të këtij vendi (Skoci, Uells, Irlanda e Veriut dhe Anglia), raporton ATSh.

“Këto flluska do të jenë një mundësi për njerëzit që të takohen me miqtë e ngushtë dhe familjen në një mënyrë shumë të vogël për të siguruar që ata që duam të mund të jenë pranë nesh në këtë kohë të veçantë, por vetëm për një kohë të kufizuar” , tha ministri britanik Michael Gove, përgjegjës për Koordinimin e Veprimit të qeverisë.

Kufizimet ndryshojnë në BM, por në pjesën më të madhe të territorit të saj nuk lejohet të takohen dy familje të ndryshme në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, në të gjithë Anglinë, çdo takim është i kufizuar në gjashtë persona.