Londra në alarm: Mbyllet ura për shkak të një veture të dyshuar

Policia britanike e ka mbyllur urën londineze “Westminster” dhe rrugët afër Parlamentit për shkak të një veture të dyshuar.

Siç njofton Reuters, zëdhënësi i policisë ka deklaruar se pjesëtarët e policisë në vendin e ngjarjes po e kontrollojnë veturën afër lumit Temza, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, disa rrugë në këtë zonë janë mbyllur për qarkullim. /Ballkani.info/