Lokalizohen zjarret “e përmasave të mëdha” në Mitrovicë

Janë lokalizuar zjarret në tri lokacionet e Mitrovicë.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional bën të mundur lokalizimin e zjarreve me përmasa të mëdha në zonën e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut, fshati Cërnushë, Kqiq dhe Zasellë , më 23 korrik, ishin kapluar nga zjarri..

“Meqenëse në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e po ashtu i ishte afruar shtëpive të banuara, janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së..

Policia thotë se për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje.

“KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve”.

“Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”.

Në lidhje me rastin, Njësia e hetimeve të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë dhe forenzika kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe pas konsultimit me prokurorin është iniciuar rasti ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe sipas Policisë, do të vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast.