Deçan, Kosovë – I riu nga Deçani, Lok Komoni, i cili para nëntë muajsh arriti të grumbullojë mijëra vota, ka konfirmuar sot se do të rikandidojë për deputet nga radhët e AAK-së. Lajmi u bë i ditur nga deputeti Daut Haradinaj, i cili përmes një postimi e vlerësoi Komonin si shembull të angazhimit dhe përkushtimit politik.

Sipas Haradinajt, Lok Komoni gëzon mbështetjen e familjes dhe të miqve në këtë hap të ri politik, ndërsa theksoi se AAK tradicionalisht ka ofruar “kuadro dhe vlera të pakrahasueshme” në garën parlamentare.

“E kam për nder të bashkërrugëtoj me mikun tim, Lok Komoni,” shkroi Haradinaj, duke i uruar suksese në procesin zgjedhor.

Lok Komoni konsiderohet një prej të rinjve më aktivë politikisht në komunën e Deçanit, me një angazhim që Haradinaj e përshkroi si “shumëdimensional”.