Në ditën e të dashuruarve, janë pafund artistët që publikojnë këngë, e veçanërisht të tillët që i këndojnë për 364 ditë tjera dashurisë.
Në mesin e shumë këngëve të publikuara sot, spikat këngëtari i mirënjohur nga Deçani, Lok Komoni.
Projekti titullohet “Emrin tënd thërras”, shkruan Ballkani.info.
Të shumta janë hitet që Loku ka sjellur për dashamirët e baladave dhe ende po vazhdhon ta pasurojë sirtarin e tij.
Emrin e kujt po e thërret Lok Komoni në këngën që e postoi në ditën e Shën Valentinit, kjo mbetet ende mister.
/Ballkani.info/







