Lirim Selmanaj e Florentina Avdyli u kurorëzuan të premten.

Por festën për këtë ditë të veçantë nuk e bënë gjithë ditën bashkë, ngase dhëndri kishte një ndeshje futbolli për të luajtur.

Lirimi që të njëjtën ditë kishte edhe ditëlindjen deklaroi se nuk ishte në dijeni për kurorëzimin, ngase ky ishte një plan i fshehtë i tashmë bashkëshortes që donte t’i bënte befasi në ditëlindjen e 27-të.

Për këtë veprim të dhëndrit, nusja ka menduar një dënim simpatik.