Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës nuk është nisur në kohën e planifikuar, por pesë minuta me vonëse, pasi që lojtarët shqiptarë nuk pranuan ta nisnin ndeshjen shkaku i himnit.

Në momentin e këndimit të himnit të Shqipërisë nuk është vendosur himni kombëtar i kuqezinjve, por një himn tjetër.

What is this UEFA?¿??‍♂️??‍♂️
This is not our anthem??
#albania #anthem #FRAALB pic.twitter.com/d01yQ20Ci1

— 6 TIMES (@kloppoynwa) September 7, 2019

Menjëherë kanë reaguar lojtarët kuqezi, të cilët refuzuan t’ua japin dorën lojtarëve francezë.

Pas pesë minutave, u intonua himni i Shqipërisë dhe ndeshja nisi.