Lojtarët e Istanbul Bashakshehirit kanë vendosur të mos e vazhdojnë ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, pas pretendimeve se ndihmës-trajneri i tyre Pierre Webo është fyer në baza raciste nga referi i katërt.
Ndeshja është pezulluar pas 16 minutave, pasi janë larguar dy skuadrat nga fusha. Derisa Parisi ishte i gatshëm të kthehet në fushë, lojtarët e Bashakshehirit kanë vendosur të mos e bëjnë këtë.
“Lojtarët tanë kanë vendosur të mos dalin në fushë, pasi ndihmës-trajneri ynë, Pierre Webo, ka qenë ekspozuar ndaj sjelljeve raciste të referit të katërt”, ka shkruar Bashakshehiri në Twitter.
L’Equipe ka raportuar se ndeshja mund të vazhdohet nesër me fillim në ora 18:55, por me një ekip tjetër të referëve.







