Lojërat e fatit bëhen sherr në Prizren, theret me thikë një burrë

Policia bën të ditur se të mërkurën në Prizren ka pësuar lëndime pasi është goditur me thikë nga një person tjetër

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Ku viktima me të dyshuarin janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshje rreth pjesëmarrjes në lojëra zbavitëse.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Policia bën të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati./Ballkani.info

loading…