LOJA 7 PIKËSHE E KURTIT, E DEKONSTRUKTUAR!

ALBIN KURTI 1: Si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrim vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.DEKONSTRUKTIMI 1:

  • Heqja e tarifës në lëndë të parë është fillimi i nënshtrimit.
  • Është e paqartë se si do të zbatohet dhe çka është lëndë e parë.
  • Me Serbinë e Ministrit të Millosheviqit nuk ka mirëbesim as vullnet të mirë e as gatishmëri të nënshtrohemi dosido.

ALBIN KURTI 2: Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të palës kosovare të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqje të shpejtë të barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosovës do të heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe BeH për një periudhë prej 90 ditësh.DEKONSTRUKTIMI 2:

  • Ftesa dhe lutja e bërë Serbisë është dorëzim i sovranitetit.
  • Ç’njohjet nuk janë barazvlerë për taksën.
  • Çfarëdo zotimi i kërkuar nga Vuçiqi e Daçiqi është i pavlerë.
  • Njëherë bëhet lutje e pastaj premtohet heqje e plotë e tarifës. Kjo e godet rëndë pozicionin e Kosovës në tryezën dialoguese.

ALBIN KURTI 3: Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.DEKONSTRUKTIMI 3:

  • Liberalizimi i vizave është i lidhur me kushte. Ato kushte ne i kemi plotësuar vitin e kaluar. Agjenda shtetërore e Kosovës dhe arritjet e saj, nuk janë mall që tregtohet siç po dëshiron Kurti.
  • Tentimi i turpshëm për me tregtu me liberalizim, e me ia shitë popullit që për shkak të tarifës e morëm liberalizimin, kjo është mashtrim i rradhës.
  • Proceset tashmë të fituara, dhe tendenca për të tregtuar këtë, është e turpshme, dhe sinjal që dobësitë negociuese e tij do ta na shpiejn në koncesione humbëse për Kosovën!

ALBIN KURTI 4: Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e mëpastaj edhe në atë ekonomike e politike.DEKONSTRUKTIMI 4:

  • Qeveria Kurti, dje shprehu vullnet për marrëveshje me Serbinë për heqje të Taksës, pa dialogu fare, që bie ndesh me parimin që predikoi Kurti në Mynih, që ska marrëveshje pa dialog.
  • Besimi i verbër në Serbinë e Vuçiqit është fitore e Serbisë.
  • Reciprociteti është mashtrim.
  • Kur je në avantazh nuk premtohet reciprocitet. Është gabim i madh. Taksa është reciprociteti asimetrik që Kosova ia vendosi Serbisë, dhe riktheu dinjitetin që na e vodhi Serbia.

ALBIN KURTI 5: Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.DEKONSTRUKTIMI 5:

  • 90 ditë janë të mjaftueshme për Serbinë ta ripushtojë tregun. Pas ripushtimit të tregut, Serbia ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe përparësi politike që të forcojë pozicionin në tavolinë. Me këtë ripushtim të tregut, me paratë e qytetarëve të Kosovës të mbledhura për 90 ditë mbi 150 milionë euro, do të blejë 10 sisteme armatimi PANTSIR-S1.

ALBIN KURTI 6: Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin që në fillim me instrumente të detajizuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike; mekanizmat për evidentimin dhe adresimin preciz të mospërmbushjes eventuale të detyrimeve nga palët; dhe, po ashtu, edhe listimin e konsekuencave për palën jobashkëpunuese në proces.DEKONSTRUKTIMI 6:

  • Ata që e vënë në dyshim rreshtimin e Kosovës me aleatët strategjikë, duke zgjedhur mes Washingtonit e Brukselit, jo vetëm që janë mashtrues, por edhe të rrezikshëm për shtetin. Këto avantura politike assesi nuk do të tolerohen të zbatohen në emër e kurriz të Kosovës.
  • Me aleatët nuk guxojmë të kemi marrëdhënie të pasinqerta e kushtëzuese, por diskutim të sinqertë, partneritet dhe përfundime të përbashkëta.
  • E drejta që ia ka dhënë vetës t’a mashtrojë Kosovën, nuk duhet ta orientojë edhe drejt mashtrimit të miqve.

ALBIN KURTI 7: Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet qe ai prodhon në arritjen e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik dhe politik instalohet pas 15 qershorit.DEKONSTRUKTIMI 7:

  • Copëtimet e mjegullta për mashtrim, thellojnë amullinë politike.
  • Taksa është vetë reciprociteti ndaj Serbisë.

Pas ditës së djeshme, askush nuk do të jetë falënderues për Kosovën, për zbrapsjen që bëri Kurti. Presionet ndaj tij do të vazhdojnë e intensifikohen, sepse ai tashmë e vërtetoi se e pranon presionin, e humbjet për Kosovën do të thellohen!