Logjika e mëhallës!

Nuk mund të ndertosh dot shtet modern të konsoliduar për qytetarin me njerëz etnocentrik të cilët kan mendësi feudo klanore.

Mbi bazën e këtij koncepti, na janë mbushur me militanta partiak, akraba e kusherinjë të pushtetarëve stafi diplomatik i ambasadave të Republikës së Kosovës anëkënd nëpër botë.

Na janë mbushur prokurori e gjykata me njerëz të cilët kan deficit profesional dhe intelektual, por i kan futur aty vetëm se kan lidhje me partitë në pushtet dhe lidhje nepotike.

Si kurrë me parë, elita intelektuale, njerëzit e botës së artit dhe shtresa puntore e sektorit privat janë nënqmuar dhe janë nepërkëmbur skajshmërisht.

Është katandisur qëllimisht sistemi arsimor duke u përdorur si pistë për akomodimin e militantëve partiak të cilët pastaj gjatë fushatave zgjedhore angazhohen për tua siguruar votën politikanëve.

Të gjitha këto dhe shumë e shumë gjëra tjera bëjnë që ne sot nuk funksionojmë dot.

Shqiperia gati që tri dekada demokraci dhe Kosova që 20 vite nga përfundimi i luftës nuk po arrijnë të bëhen shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Politikanët pushtetar kurrë nuk e menduan të nesërmen, por vetëm të sotmen si mundësi për tu pasuruar.

Me mendësi feudalo klanore dhe me logjikë të mëhallës nuk ndërtohet shtet!

(Autori është politolog dhe historian)