Aktorja

Locker dënohet me 30 ditë qëndrimi në spital psikiatrik

Heather Locklear, aktorja e njohur më shumë për rolet në serialet “Dinastia” dhe “Merlose Place”, u dënua me tridhjetë ditë qëndrimi në një spital psikiatrik, sipas mediave amerikane.

Konkretisht, aktorja po akuzohet për tetë vepra, duke përfshirë një sulm fizik ndaj një polici dhe një punëtori të ambulancës. Nëse nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj, ajo do të dënohet me katër muaj burg.

Gjykata gjithashtu urdhëroi aktoren që të mos konsumojë alkool ose ilaçe për të cilat nuk ka recetë dhe i dha afat që prej 6 shtatorit të fillojë trajtimin.

loading…