Avni Llumnica vazhdon të mohojë se ka dëgjuar ndonjëherë për “Syrin e Popullit”.
Llumnica thotë se asnjëherë s’ka dëgjuar për këtë organizatë dhe nuk ka qenë pjesë e saj.
“Për këtë organizatë di vetëm prej kohës kur jam arrestuar”, tha ai.
Ditën kur Avni Lumnica ishte takuar me Sadri Ramabajën dhe Murat Jasharin në këtë lokal kishte ardhur edhe Faton Topalli me një mik të tij i cili vetëm i kishte përshëndetur këta të tre.
“Më pas, ishte ulur më tutje në këtë lokal”, tha Llumnica gjatë deklaratës së tij derisa ka theksuar se asnjëherë gjatë bisedës në mes atyre nuk është përmendur fjala vrasje.







