‘Llukmani’ prezanton të bijën, disa ditë pasi është bërë baba.

Aktori i njohur i ‘O sa Mirë’ është bërë baba i një vajze.

Ernest Zymberi ka treguar vetë këtë lajm për fansat, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet dora e vogël e vajzës e mbështjellë nga duart e prindërve, ndërsa ka shkruar një mesazh prekës për të prezantuar Marën, shkruan Gazeta Express.

Tani kur Mara me nënën janë kthyer në shtëpi, çifti kanë propozuar me vajzën në krahë duke e treguar për herë të parë vogëlushen.