ministri

Lluka: Nëse dështon “Kosova e Re” do të humbim 19.7 milionë euro

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) Valdrin Lluka, tha se nëse projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” nuk kalon, Kosova rrezikon t’i humbas 19.7 milionë euro.

Lluka gjatë raportimit në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, sqaroi se projekti është duke u realizuar në bazë të planit.Sipas tij, edhe pse Banka Botërore (BB) nuk e përkrah këtë projekt, termocentrali i ri do të ndërtohet.

“Me 20 dhjetor të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja për termocentralin e ri. Me 16 gusht ka përfunduar afati për aplikimin e ndërmarrjeve për ndërtimin e termocentralit.

Ne presim që pjesën e parë të vitit 2019 të filloj ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’”.“Ne presim që deri në fund të vitit të marrim ofertat. Siç e dini BB nuk ka garantuar.

Por, termocentrali do të ndërtohet. Pas ndërprerjes se përkrahjes nga Banka Botërore ‘Contur Global’ ka filluar negociata me OPIK. Projekti ka filluar, është duke vazhduar në bazë të planifikimeve”.

“Sa i përket garancionit shtetëror koha që në presim është diku rreth muajit prill. Blerja e energjisë, furnizimi me ujë furnizimi me thëngjill do të jenë 260 milion euro. 19.7 milion euro është kosto totale e dëmit nëse ky projekt nuk kalon”.

Glauk Konjufca, nga VV-ja tha se kosto për ndërtimin e këtij termocentrali është shumë e lartë madje e quajti marrëveshje më të dëmshme se ajo me “Bechtel&Enkan”.“Kosto për të cilën është zotu qeveria e Kosovës është shumë e lartë.

Ky koncept bazik qe e ka punuar qeveria është i gabueshëm. Kur shpërndahet kostoja e çmimit për energjinë elektrike do të jetë i papërballueshëm për Kosovën. Ne kemi pas problem me çmimin e energjisë vetëm me privatizimin e KEDS-it, kemi pas edhe protesta sepse normal e tejkaluar e çmimit të energjisë ka qenë e pa justifikueshme”.

“Nëse e kemi parasysh se në cilat kondita po hyn Kosova në marrëveshje, një nga ekspertet Hekuran Murati thotë që me këto kondita që Kosova ka hyrë në marrëveshje ndodhë më atë çmim masa e kostos do të jetë 240-340 milionë euro në vit.

Nëse hyni në një marrëveshje ku ja paguani të gjitha shpenzimet investitorit, unë mendoj që krejt kanë llogari me ardhur në Kosovë veç a munden me ardhur, edhe kompania më e lodhtë ka llogari me ardhur në Kosovë”.

Dardan Sejdiu, nga PSD-ka kërkoi nga ministri që të tregohet se deri ku kanë shkuar punët sa i përket termocentralit kërkesa është e thjeshte na tregoni deri ku keni mbërri me ndërtimin e termocentralit. Për mua si deputete opsioni më i mirë është ndërtimi i kapaciteteve energjetike nga vet kërkuar me financim të shtetit”.

“Pyetja ime e parë ka të bëjë më garancionin e sovranitetit, çka nuk do të përfshijë ky garancin i sovranitetit, cila është kosto e buxhetit të Kosovës nëse ky garancion i sovranitetit nuk kalon”.

Deputeti nga PDK-ja Memli Krasniqi ka thënë se nëse kompania kalon çmimin prej 80 euro.
Qeveria ka drejtë të shkëpusë kontratën.Lluka në komision ishte ftuar të raportonte edhe për funksionalizimin e Ndërmarrjes “Trepça”, mirëpo për shkak të takimi me Ioannis Brachos, Sekretar Gjeneral për çështje ekonomike dhe zhvillim në MPJ të Greqisë, raportimi i shty për një ditë tjetër.