Lluka: Minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar “Trpçën” me ç’rast ka parë nga afër punën e rëndë të minatorëve.

Nga MZHE thonë se gjatë këtij takimi me minatorët e “Trepçës”, Lluka ka njoftuar ata se Ligji për Minatorët ka filluar para 4 muajve, i inicuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, dhe se mbetet që në mandatin e ardhshëm të përfundojë.

“I dëgjova të gjithë për ankesat dhe kushtet që kishin. Nuk mundet që një 65 vjeçar të punoj në ato kushte, prandaj pensionimi duhet të bëhet në moshën 55 vjeçare, minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm”, ka shtuar Lluka sipas MZHE-së.

loading…