Lluka: Deri në fund të vitit do të ketë 10 lokacione ku do të kërkohet për të pagjeturit

Komisioni qeveritar ka mbajtur sot takim për personat e zhdukur, ku është diskutuar në lidhje me gjurmimet dhe rezultatet që kanë pasur ditëve të fundit.

“Patëm një takim pune ku shqyrtuam aktivitetet, nga aktivitetet që kanë qenë me 26 shtator, kemi aktivitetet vlerësuese kanë vazhduar në Izbicë gjatë javës së kaluar, dje dhe pardje ka pasur gjurmime dhe nuk ka pasur gjetje”, tha kryetari i Komisionit për të Pagjeturit Prenk Gjetaj.

Sipas tij tashmë janë me vonesë, dhe kështu do te vazhdojnë me një dinamikë për gjurmimet tjera për personat e zhdukur.

“Në takimin që e kemi pasur në Beograd, është arrit një marrëveshje mes palës serbe dhe Kosovës, për pranim dorëzimin e mbetjeve mortore. Në këtë takim kemi shqyrtuar edhe tema tjera”, tha ai.

Në lidhje me çështjen e të pagjeturve kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marr një iniciativë për të ndihmuar me një shumë prej 28 mijë eurosh. Këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka tha se më  5 nëntor do të jenë në Hagë.

“Do të jetë një ndihmesë e madhe për gjetjen e personave të zhdukur .Kjo është dashur të nënshkruhet në Samitin e Londrës, por Kroacia nuk ka qenë e disponuar ta nënshkruaj këtë. Deri në fundvit do jenë 10 lokacione të cilat do të gjurmohen, jemi të interesuar që çdo familje duhet të ketë një lajm për familjarët e zhdukur”, tha ai.Lluka ka shtuar se as Bashkimi Evropian nuk ka dashur të flas shumë për personat e zhdukur. “Shpresoj që sot në Kuvend të vendoset një rezolutë, ku do të përfshihet edhe çështja e personave të pagjetur”, tha Lluka