Ka disa ditë që te rrethrrotullimi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë bëhen kolona të mëdha.
Kjo ndodh thuajse çdo ditë, por më e shprehur është orët e pasdites, kur shumica e qytetarëve përfundojnë orarin e punës, por edhe para se të fillon ora policore.
Kështu ka ndodhur edhe sonte, ku është krijuar një tollovi e madhe në këtë pjesë të rëndësishme të kryeqytetit.
Një lexues i Ballkani.info ka dërguar fotografi ku shihet se rrethrrothullimi është ngulfatur nga veturat, çka është krijuar kolonë e gjatë.
Në këtë pjesë për shkak të ngarkesës shpeshherë dalin edhe Policia e Kosovës për të drejtuar sadopak komunikacionin.














