Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit CDC rekomandon mbajtjen e maskës. Ekspertët paralajmërojnë të mos përdorni maska të tipit N95.

Këto maska, filtrojnë ajrin që thithni, por jo ajrin që nxirrni.

Njerëzit mund t’i preferojnë këto maska, pasi e kanë më të lehtë frymëmarrjen me to, por edhe për faktin se fytyra është më e freskët dhe mbart më pak lagështi brenda maskës.

CDC deklaron se një respirator N95, siguron të njëjtin nivel mbrojtjeje sa ata që nuk kanë një maskë të tillë. Por, ato nuk duhet të vendosen në rastet kur duhet të ruhet një zonë sterile, si në një dhomë operacioni. Kjo, për shkak se valvula lejon që ajri që del të ‘ndotë’ zonën sterile.

Paul Albrecht, menaxher në Departamentit e Urgjencës në Sistemin Shëndetësor të Klinikës “Mayo”, shton se, nëse kolliteni ose teshtini, ju i detyroni grimcat e ajrit të dalin nga të çarat e maskës. Meqenëse vendosja e një maske ka për qëllim të mbajë pikat orale infektive nga spërkatja ndaj të tjerëve, kjo rrezikon vërtetë përhapjen e koronavirusit.

Në të vërtetë, CDC tha se maska N95 në përgjithësi duhet të vendosen vetëm nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, të cilëve u kërkohet të kalojnë trajnime për të siguruar përdorimin dhe përshtatjen e duhur. Ato janë të nevojshme në spitale dhe nuk rekomandohen për përdorim publik.

Ndonëse frymëmarrja në një maskë pëlhure të thjeshtë ose të ripërdorshme pa valvule mund të jetë më e vështirë, preferohet që të vendosen në mënyrë që të mbrohen të tjerët.