Llogaria e pezulluar në Twitter që gjurmon lëvizjen e avionit të Elon Musk në Threads

Jack Sweeney, krijuesi i një llogarie që gjurmon avionin privat të Elon Musk në kohë reale, është zhvendosur në rivalin e Mark Zuckerberg në Twitter, Threads, pasi u pezullua nga Twitter vitin e kaluar.

“ElonJet ka mbërritur në Threads!”, shkruhej në postimin e parë të Sweeney të enjten nga llogaria @elonmusksjet, i cili deri në mëngjesin e së shtunës kishte arritur mbi 21,000 ndjekës.

ElonJet ka gjurmuar lëvizjet e avionit privat të Musk duke përdorur të dhënat që janë në dispozicion në domenin publik, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Në dhjetor, Twitter Inc, në pronësi të Musk, pezulloi llogarinë e ElonJet, me miliarderin që kërcënoi me veprime ligjore kundër operatorit të llogarisë pasi tha se djali i tij ishte ndjekur gabimisht nga një “përndjekës i çmendur”.

Threads, kompania në pronësi të Meta, duke paraqitur një sfidë të drejtpërdrejtë për Twitter, mblodhi miliona përdorues brenda disa orësh, duke përfshirë figura të shquara si Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Përfaqësuesen Demokratike të SHBA, Alexandria Ocasio-Cortez, teksa kërkon të përfitojë nga gjendja e dobësuar e rivalit të saj pas një sërë vendimesh kaotike nga Musk.