Llapjani gjen mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes në fshatin Dumnicë të Podujevës, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:51.

Sipas policisë mjeti i dyshuar është gjetur nga një banor i këtij fshati derisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e FSK-së e cila ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes.

Nuk është raportuar për ndonjë incident.